Këngëtarja Luljeta Shala është njëra nga këngëtaret e cila pëlqehet shumë nga publiku madje këngët e saj në kohë rekord rikthehen në hite, sezona e verës për këngëtaren është njëra nga sezonat më të ngarkuara për arsye sepse këngëtarja është shumë angazhuar në dasma e ahengje familjare.
E si duket ajo më në fund ka vendosur që në treg të shtoj edhe albumin e saj në bashkëpunim me produksionin Vizioni Libonia. Kujtojmë se ky është albumi i parë që këngëtarja po sjell në treg.
Kudo që ajo këndon niveli i atmosferës është tejet i lartë. Andaj të gjithë ju që pëlqeni këngëtren bëhuni gati për një super album dhe si duket vera nuk do të mbes vetëm me këtë album për Luljetën. Në kanalin zyrtar në Instagram tek produksioni Vizioni Libonia është shkruar se pritet që këngëtarja të pasuroj bagazhin e saj muzikor duke sjellur projekte të reja muzikore.