Nuk ka shumë kohë që ka startuar në ekranin e RTK-së seriali më i ri vendor i cili duket që është pranuar mirë nga audienca shqiptare, shkruan OnAir
Seriali vendor “iStar” ka arritur që për kohë rekord të kap majat e audiencës shqiptare, madje duke u listuar në mesin e serialeve vendor që po siguron edhe miliona klikime në kanalin zyrtar të RTK-së në YouTube.
Me episodin e dhjetë të transmetuar ende pa kaluar 24 orë të publikimit ka arritur afro 300 mijë klikime, duke arritur që me 10 episodet e transmetuara deri tani të tregojë që është një prodhim televiziv shumë i suksesshëm.
Kasti i jashtëzakonshëm i aktorëve i kanë shtuar akoma më shumë pikë serialit në terësi./OnAir