Listohet në mesin e prodhimeve televizive më të dashura shqiptare tash e pesë sezone që ka nisur transmetimin në ekranin e RTK-së, shkruan OnAir
Madje seriali vendor “Cka ka shpija” me secilin episod të transmetuar po arrin që të thyej rekorde të shikueshmërisë, jo vetëm në ekranin e RTK-së kur edhe transmetohet çdo të hënë duke nisur nga ora 20:15 por edhe me klikimet që kap në kanalin zyrtar në YouTube.
Sigurisht që edhe sonte do të transmetohet episodi i ri i serialit me plot situata komike.
Madje kësaj radhe nëna njerkë dhe Republika kanë një kërkesë interesante nga Xhek Setra./ONAIR