Grupi i aktorëve “Tigrat” padyshim që në secilin film të metrazhit të shkurtër arrijnë të sjellin tematika që janë aktuale në shoqërinë dhe realitetin shqiptar, shkruan OnAir
Kësaj radhe ata kanë vendosur që të publikojnë një video me titull “Diaspora”. Gjithmonë jemi mësuar që gurbetqarët të jenë shumë dorëshlirë kur takojnë familjarët e tyre në Kosovë, e sidomos në aspektin financiar. Por do çuditeni kur të kuptoni se për çfarë e mashtrojnë gurbetqarin disa të rinj.
Shabani nga Kosova dhe miku i tij gurbetqar takohen për një kafe. Vetëm gjatë bisedës, miku plak i kupton vështirësitë e nevojat e mëdha të kosovarit, të cilat janë shumë të veçanta…