Grupi “Marigona” është padyshim një nga grupet më legjendare të diskografisë shqiptare, madje gjithmonë kanë arritur që të publikojnë projekte muzikore që janë listuar në mesin e këngëve më të dashura shqiptare, shkruan OnAir
Gjithmonë me hite, dhe me koncerte të cilat mbahen mend edhe sot e kësaj dite.
Por jemi të bindur që nuk e keni harruar hitin e tyre të dikurshëm me titull “Me plase”, një projekt muzikor që flet për një histori dashurie të bazuar në gënjeshtra. Këtë projekt muzikor tashmë mund ta gjeni në kanalin zyrtar në YouTube të grupit Marigona.
Madje të gjitha të hyrat monetare nga ky kanal, “Marigona” në bashkëpunim me OnAir kanë vendosur që t’i dhurojnë për bamirësi./OnAir
https://www.youtube.com/watch?v=8kbECoB1uC8