Prej disa kohësh tashmë në media po spekulohej një ndarje e mundshme e çiftit Sara dhe Atdhe, shkruan OnAir.
Së fundmi ishte Atdheu i cili me anë të një postimi në insta story i konfirmoi të gjitha këto thashetheme.
Mesa duket, ish konkurrentit të “Përputhen” nuk iu desh shumë kohë për të gjetur dikë tjetër. Në një story të publikuar në Instagram nga Shqipja, ai shfaqet teksa i afrohet dhe i dhuron një puthje në faqe.
Gjithashtu gjatë ndalesës që personazhet e “Përputhen” patën në Fier, si pjesë e turit të tyre veror, fansat vunë re një afrimitet mjaft të madh ndërmjet dy personazheve.