Në Mitrovicën e veriut tashmë kanë filluar punimet për ndërtimin e universitetit paralel të Prishtinës nga qeveria serbe, shkruan OnAir.
Ky projekt është nisur duke shpërfillur institucionet e shtetit të Kosovës.
Në një reagim zyrtar, Petar Petkoviç është shprehur se ndërtimi i këtij universiteti është një investim për të ardhmen e fëmijëve të komunitetit serb në këtë zonë.
Ndërkohë, të kontaktuar nga “ATV” Ministria e arsimit dhe kryeministria nuk kanë dhënë përgjigje zyrtare për këto zhvillime.
Banorët e konsiderojnë këtë si një neglizhencë nga ana e institucioneve qeveritare. Prej kësaj neglizhece, zhvillime të tilla ndodhin.
Ndërkohë ky nuk është projekti i parë që Serbia zbaton në mënyrë ilegale në Kosovë.