Anxhela Peristeri arriti të kualifikohet për finalen e madhe të “Eurovizion”, shkruan OnAir.
Performanca e saj e mbrëmshme arriti që të rrëmbejë zemrën e publikut europian teksa Shqipëria ishte vendi i parë që u kualifikua në finale.
Pas hedhjes së shortit ditën e sotme, këngëtarja njoftoi se do të ishte e dyta në rradhë për të performuar në finalen e madhe. Kjo mbërmje do të hapet nga Elena Tsagrinou e cila përfaqëson Qipron. Menjëherë pas saj, në skenë do të jetë Anxhela Peristeri.