Ndonëse prej kohësh Fjolla Morina nuk është më aktive në rrjete sociale, sërisht fjalë të ndryshme kanë qarkulluar për të, shkruan OnAir.
Një nga thashethemet më të përfolura ishte ndarja e saj nga bashkëshorti i saj, biznesmeni i njohur Fisnik Syla. Duket se këto kanë qenë thjesht fjalë pas një postimi në insta-story të tij.
“Familjarë të dashur, miq dhe dashamirë të nderuar, urime dhe me fat festa e Fiter Bajramit! Nga zemra ju urojmë shëndet, begati dhe harmoni në familjet tuaja! Fisniku dhe Fjolla” ka shkruar ai në foton ku shfaqeshin të dy së bashku.
Kujtojmë se Fjolla dhe Fisniku u martuan në kohën kur Fjolla ishte në kërkim ndërkombëtar nga policia, diçka që ende vazhdon.