Javën e kaluar u shënua dita ndërkombëtare e mamive, shkruan OnAir.
Mamitë luajnë një rol mjaft të rëndësishëm para, gjatë dhe pas shtatëzanisë.
Kryeinfermierja e klinikës obstetrike-gjinekologjike, Sabrije Ramabaja u shpreh se një ndër vështirësitë më të mëdha të këtij profesioni është numri i vogël i mamive në krahasim me numrin e pacientëve. Ajo tregon se gjatë turnit të pasdites në disa reparte janë 24 pacientë të cilët shërbehen nga 1 mami. Gjithashtu një ndër sfidat më të mëdha të mamive gjatë këtij viti ka qenë edhe COVID-19.
Duket se numri i ulët i mamive nuk është vetëm një problem në Kosovë, por në rang botëror. Këtë gjë e ve në pah edhe raporti i hartuar mbi gjendjen e mamive në botë. Ky raport është lansuar nga UNFPA, OBSH dhe “Konfederata ndërkombëtare e mamive”.