Alban Mehmeti është këngëtari i cili me çdo këngë të publikuar arrinë të krijojë hite e të dëgjohet kudo, shkruan OnAir.
Këngëtari së fundmi ka publikuar këngën me titull “Dua te t’harroj” , këngë e cila nga titulli na lë të kuptojmë tematiken që përmbanë kjo këngë.
Me tu publikuar kënga është pëlqyer nga një numer i madh i publikut, e në veçanti nga fansat e këngëtarit, madje ka arritur që pak ditë pas publikimit të arrijë mijëra klikime.
Për tekstin dhe muzikën është përkujdesur Valon Biba, ndërsa orkestimi Doan Mulla.
Nëse ende nuk e keni dëgjuar, mos e humbisni! Kënga gjendet në videon e listuar më poshtë./OnAir