Besnik Qaka së bashku me grupin e tij “NRG Band” prej vitesh tashmë janë emra të njohur në estradën shqiptare, shkruan OnAir.
Normalisht që për kaq shumë vite në karrierë të gjithë mund të mendojmë se për një arsye ose tjetrën, të shumtë janë kolegët me të cilët Besniku nuk flet. Kjo gjithashtu mund të bazohet edhe në çfarë dëgjojmë për shumë artistë të tjerë.
Në intervistën e tij më të fundit në emisionin “Ky emër nuk ka nevojë për prezantim” ai pyetet pikërisht për këtë gjë. Përgjigja e tij na befasoi të gjithëve duke qenë se ai u shpreh se nuk ka një koleg me të cilin i ka ndërprerë kontaktet ose e ka bllok në rrjete sociale.
Mesa duket Besniku ka arritur të ruajë jo vetëm karrierën, por edhe marrdhëniet me të tjerët.