Qytetarët kanë vënë re një rritje të çmimeve të artikujve ushqimorë, shkruan OnAir.
Kjo rritje është vënë re që nga fillimi i pandemisë.
Kryetari i shoqatës së konsumatorëve, Selatin Kaçaniku, shprehet se kjo rritje ka ardhur si pasojë e një sinkronizimi të tregtarëve. Gjithashtu ai i bën thirrje qytetarëve që të raportojnë ritjet e padrejta të çmimeve në mënyrë që të mund të merren masa. Këtë rritje e konfirmon edhe eksperti i ekonomisë Safet Gërxhaliu i cili shprehet se kjo rritje që ka ardhur si pasojë e pandemisë do të ketë efekte negative në ekonomi e sidomos atë të familjarëve. Kjo do të ndodhë si pasojë e uljes së fuqisë blerëse.
Rritja e çmimeve konfirmohet edhe nga “Agjensia e Statistikave në Kosovë” që tregon se në muajin Mars ka pasur një rritje prej 2,8% në krahasim me muajin Shkurt.