Yllka Kuqi, një këngëtare mjaft e dashur për publikun prej shumë vitesh po jeton një histori mjaft të bukur dashurie me bashkëshortin e saj Astritin, shkruan OnAir.
Ajo në intervistën e saj në emisionin “8a8” shprehet se gjëja e parë që i ka bërë përshtypje te Astriti ka qenë pikërisht modestia e tij. Në takimin e tyre të parë ai u tregua i sinqertë duke i thënë se kishte para vetëm për një kafe. Kjo gjë ka qenë ndër elementet kryesorë që e ka tërhequr pasi ajo e konsideron veten e saj si një person jo lakmitar.
Më tutje këngëtarja fillon të tregojë se si kanë kaluar vështirësi të ndryshme së bashku dhe e kanë ndërtuar çdo gjë së bashku. Yllka shprehet se është i vetmi person që e plotëson atë në çdo aspekt dhe se kanë shumë të përbashkëta me njëri-tjetrin.