Motrat Mustafa janë ato këngëtare të cilat gjithmonë arrijnë të pëlqehen nga të gjitha gjeneratat me tematikat që prekin, shkruan OnAir.
Së fundmi këngëtaret kanë publikuar këngën me titull “Malli i nanës”, këngë kjo e cila ka një tematikë shum të ndijshme, dhe fal kësaj ka arritur të prek zemrat e të gjithve e në veçanti atyre që jetojnë larg trojeve shqiptare.
Ka vetëm pak ditë prej kur është publikuar kjo këngë dhe ka arritur të grumbullojë afro gjysmë milion klikime për kohë rekord.
Për tekstin dhe muzikën e kësaj kënge është përkujdesur Kreshnik Avdiu.
Nëse ende nuk e keni dëgjuar, kënga gjendet në videon e listuar më poshtë.
Mos e humbisni./OnAir