Edhe pas kalimit të sëmundjes së shkaktuar nga virusi Covid-19, shumë pacientë kanë raportuar pasoja të shumta, shkruan OnAir.
Një ndër më të zakonshmet është edhe dëmtime të sistemit nervor. Në këto dëmtime përfshihet edhe harresa. Mjekja Majlinda Bala Gjocaj shpjegoi se kjo është një simptomë mjaft e përhapur pas Covid-19 dhe se prek si moshat e vjetra ashtu edhe të reja.
Për ta kaluar sa më lehtë këtë pasojë ajo këshilloi një dietë të pasur ushqimore, ushtrime të ndryshme për përmirësimin e kujtesës si edhe përdorimin e vitaminave të ndryshme.