Sot bëhen 13 vite që nga hartimi i Kushtetutës së Republikës së Kosovës, shkruan OnAir.
Ndër këto vite janë shënuar shkelje të shumta të saj. Arsim Bajrami, profesor dhe njëri prej hartuesve të saj foli për “Kosova Press” dhe tha se kjo kushtetutë është hartuar për individë të kulturuar dhe me qëllimin për të patur një mirëqeverisje.
Sipas tij, shkeljet më të mëdha të saj janë kryer nga institucionet shtetërore të të gjitha niveleve. Nga këto shkelje viktima kanë qenë qytetarët e vendit. Gjithashtu ai u shpreh se një pjesë e madhe e kushtetutës është hartuar në bazë të planit të Ahtisarit, sidomos për të drejtat e komuniteteve. Ai vuri në dukje se si komuniteti serb po i keqpërdor këto të drejta në mënyrë që të pengojë zhvillimin e mëtejshëm të shtetit të Kosovës.