Ëmbëltorja “Ballkani” është dyqani në qendër të Mitrovicës që kap vëmendjenf e çdo kalimtari, shkruan OnAir.
Kjo është për shkak se aty prodhohen dhe serviren ëmbëlsira të ndryshme tradicionale si edhe një pije që është specialitet i këtij vendi, boza. Boza në të vërtetë është një pije tradicionale turke dhe kjo ëmbëltore di si ta sjellë në mënyrën më të mirë.
Pronari, Bajram Bajrami, tregon për teleshikuesit e “ATV” procesin e përgatitjes së kësaj pijeje si edhe historikun e këtij dyqani.
Arsyeja e vendosjes së këtij emri për këtë ëmbëltore është për shkak se të gjitha produktet që serviren në këtë vend janë receta tradicionale të Ballkanit. Bajrami tregon se zanati i përgatitjes së ëmbëlsirave është një zanat i cili që prej 80 vitesh trashëgohet brez pas brezi në familjen e tij.
Përveç cilësisë së produkteve, një tjetër karakteristikë mjaft e veçantë e këtij vendi është edhe mikpritja si edhe shërbimi që i ofrohet klientit.