Kenan Zylfiqari mund të konsiderohet si një ndër njerëzit më inspirues kohët e fundit, shkruan OnAir.
Ndonëse i diagnostifikuar me distrofi muskulare, kjo gjë nuk e ka bërë djalin nga Ferizaj të ndalojë së jetuari jetën e tij.
Një ndër pasionet e tij më të mëdha ai e ka kthyer në një mënyrë jetese. Kenani është i apasionuar pas kafshëve të ndryshme dhe për këtë arsye edhe ka hapur një dyqan kafshësh në Ferizaj. Në këtë dyqan ai gjithçka e bën vet, madje edhe përkujdesjen për kafshët. Aty gjenden kryesisht peshq dhe shpendë të llojeve të ndryshme.
Në këtë insert të përgatitur nga “RTV Dukagjini” ai gjithashtu ndan edhe disa këshilla për kujdesjen ndaj kafshëve si edhe jep mesazhin që njerëzit nuk duhen të dorëzohen pavarësisht vështirësive me të cilat mund të hasen në jetë.
Për të ndjekur historinë e plotë klikoni më poshtë: