Zgjedhjet e fundit elektorale shkaktuan dëme të shumta brenda LDK. I këtij mendimi është politikani Blerim Grainca, shkruan OnAir.
Ai ishte i ftuar në emisionin “Direkt” për të folur pikërisht më shumë rreth kësaj çështjeje.
Pas rezultateve të zgjedhjeve, Isa Mustafa dha dorëheqjen nga pozicioni si kryetar i kësaj partie. Kjo gjë u konsiderua si e domsdoshme edhe nga Grainca.
Ai u shpreh se procesi i zgjedhjeve brenda LDK u bë në mënyrë të drejtë dhe demokratike. Gjithashtu ai tha se fitorja e Lumir Abdixhikut ishte një përfaqësim i mentalitetit dhe alternativës së re për të cilën kishte nevojë LDK.