Në katin e dytë të banesës së një familjeje prej 6 anëtarësh në Përqevë të Klinës në datë 13 mars ra një zjarr i cili shkaktoi dëme të shumta materiale. Fatmirësisht nuk pati asnjë të lënduar, shkruan OnAir.
Për “Klan Kosova” banorët tregojnë se si arritën të shpëtonin dhe përjetimet e tyre gjatë momenteve të ngjarjes. Ata besojnë se shkak i rënies së zjarrit është bërë një kabëll e rrymës elektrike. Policia e ka konfirmuar rastin dhe e ka klasifikuar si një zjarr aksidental.
Të pyetur nga televizioni, kompania “KEDS” ka dhënë një përgjigje me shkrim duke theksuar se një komision përkatës do të merret me vlerësimin e ngjarjes. Ndihmën e tij ka ofruar edhe kryetari i Klinës pas një vizite ditën e dielë.