Shpesh herë dëgjojmë të thuhet që asnjëherë nuk është vonë për pasionet tona, shkruan OnAir.
I tillë është edhe rasti i Rexhep Halimit nga Gjilani. Ai tashmë është 68 vjeç dhe për më shumë se 50 vite ai vozit motoçikletën pa iu ndarë.
Në këtë insert të përgatitur nga emisioni i mëngjesit në “ATV” ai tregon kujtimet e tij nga hera e parë kur bleu motoçikletën e tij. Kjo ndodhi në vitin 1972. Halimi tregon se ka qënë i apasionuar pas motoçikletës që në fëmijëri.
Për teleshikuesit tregon se ky mjet e ka ndihmuar që të ndihet akoma i ri dhe gjithashtu nuk ka harruar pa përmëndur disa këshilla për vozitësit e rinj.
Për më shumë klikoni në videon më poshtë: