Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, thotë se këndon sepse i pëlqen të këndojë dhe jo se ka ndonjë talent për këngën.
Në një konferencë për media kryeministri është pyetur nga gazetarët se kur ka filluar të këndojë, pasi ia tha këngës në pritjen që u bëri arbëreshëve të Italisë të cilët vizituan Kosovën ditë më parë.
‘Unë këngën e kam filluar në luftë, nuk e di a nga frika apo trimëria, para luftës nuk kam kënduar kurrë.
Në luftë nuk kemi pas trumbetë ose alarm për mirëmëngjesi, zgjohuni dhe ka qenë kënga ‘Kah po shkon moj zanë’. Të gjithë ushtarët e kanë pasur merzi këtë këngë. Kur kam hyrë unë në vendet ku kanë flejt ata, që kanë qenë shumë të tmerrshme për t’u parë unë nuk kam thënë zgjohuni!, por ‘Kah po shkon moj zanë’.
Unë nuk këndoj që di, as që jam këngëtar, por këndoj që kam dëshirë. Kështu jam, nëse si pëlqej dikujt e kuptoj. Pra hera e parë që kam kënduar në jetën time është veç në luftë. Nëse i pyetni ushtarët e UÇK-së, nuk kanë pasur këngë më mërzi se ‘kah po shkon moj zanë’. E kjo ka zë shumë, ata të gjithë u kthejshin në krah tjetër, disa edhe më shanin..”, tha Haradinaj.