Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel është në qendër të vëmendjes së mediave botërore ditën e sotme pas një videoje ku shfaqet duke iu dridhur trupi në takimin me presidentin e
Ukrainës Volodymyr Zelensky.
Merkel qëndronte pranë Zelenskyt ndërsa grupi ushtarak luante himnet e Gjermanisë dhe Ukrainës në momentin kur ajo filloi të dridhej.
Pasi të gjithë u shqetësuan për shëndetin e saj, kancelarja tha se ishte dehidratuar.