Një vajzë 23 vjeçare vuan nga djegiet e rënda në këmbë dhe shpinë.
Ajo ishte sulmuar me ujë të valë nga shefi i saj derisa po punonte dhe ngjarja ka ndodhur në qytetin e Rijadit në Arabinë Saudite, transmeton lajmi.net
Kushëriri i saj e shpëtoi atë dhe e ka fotografuar këtë imazh me të cilin e ka shpërndarë në Facebook. E gjithashtu vajza ka pohuar se ishte rrahur nga shefi i saj brenda pesë ditëve deri në momentin kur u djeg me ujë të valë, madje ai e kishte privuar edhe nga ushqimi.
Ajo tani është nën kujdesin e Ambasadës dhe kushëriri i saj po bën thirrje për autoritetet që të merren me rastin.
Kjo çupë është një nga miliona vajza filipinase që punojnë jashtë vendit për të siguruar të ardhura për familjet e tyre