Nëse jeni shumë me fat ta keni një teze, ju e dini sa cool është ajo.
Ajo është një mike besnike që ju mbështet gjithmonë, është shumë argëtuese dhe ju lumturon gjithmonë.
Tezet janë njerëz shumë të veçantë në jetën e çdo fëmije, duke pasë një rol jo më pak të rëndësishëm se prindërit dhe gjyshërit.
Dhe kjo nuk është vetëm për të qenë një anëtar i familjes, është për të bërë përpjekje për të zënë një vend të veçantë në jetën e nipave dhe mbesave të tyre.
Roli i tezes nuk është një rol i thjeshtë për t’u plotësuar, por megjithatë mund të jetë me të vërtetë ndikues. Tezet janë të mrekullueshme dhe më poshtë po ju sjellim disa fakte për këtë.
Tezja është një nga njerëzit e paktë që e njeh fëmiun që nga lindja dhe jo rrallë herë ajo luan rolin e dados, i di shprehitë e tij/saj dhe merr pjesë në edukimin e tyre.
Në ndërkohë, prindërit ndihen shumë të sigurt nëse ua besojnë fëmijën e tyre një anëtari të familjes.
Tezet, hallat, gjyshet dhe gjyshërit janë gjithmonë të gatshëm për t’u kujdesur për nipat e mbesat, por tezja ka më shumë durim se gjyshërit – kjo e lejon atë të reagojë ndaj disponimeve dhe tekave të fëmijës më pak emocionalisht.
Pavarësisht moshës së rritur, tezja gjithmonë mund të sillet si një mike. Fakti që ajo nuk është prindi i fëmijës e lejon atë të komunikojë me nipat ose mbesat në mënyrë të barabartë dhe të gjejë një gjuhë të përbashkët ndërsa ende mbetet autoritet në sytë e fëmijës.
Kur tezja e sheh fëmiun si mik/e të ngushtë është më lehtë të argëtohen dhe luajnë së bashku duke krijuar kujtime të jashtëzakonshme.