Arita dhe Vesa Muhaxhri janë dy motrat kosovare të cilat prej shumë kohësh jetojnë në SHBA, të cilat së fundmi botuan librin “Alfabeti shqip”, shkruan OnAir.
Ky është një libër i ilustruar nga Vesa dhe shërben për tu mësuar fëmijëve alfabetin shqip.
Ideja për këtë libër i erdhi Aritës gjatë periudhës së karantinës teksa përpiqej ti mësonte djalit të saj 2 vjeçar alfabetin e gjuhës sonë. Ajo pa se kjo ishte diçka e vështirë për faktin se mungonin materialet e duhura. Këtë gjë e kanë vënë re edhe shumë prindër të tjerë të diasporës të cilët shprehen se ka një mungesë mjaft të madhe të materialeve edukuese në gjuhën shqipe.
Libri aktualisht është në shitje në platformën “Amazon”.
Për më shumë klikoni në videon më poshtë: