Adem Ramadani listohet në mesin e emrave shumë të dashur në diskografinë shqiptare që gjithmonë arrin që të sjell projekte që mbesin gjatë në memorien e njerëzve, shkruan OnAir
Ai arrin që gjithmonë që në videot e tij të prek tematika të ndryshme dhe që janë aktuale në shoqërinë shqiptare.
Adem Ramadani kësaj radhe ka vendosur që të gjithë ndjekësit e tij t’i surprizojë me një projekt të veçantë kushtuar gurbetit.
Produksioni i njohur Ximi në bashkëpunim me Adem Ramadanin sot në ora 16:00 do të publikojnë projektin me titull “Gurbeti”.
Këngën e gjeni në kanalin zyrtar në YouTube të produksionit Ximi.
Rikujtojmë që Adem Ramadani ka disa projekte të suksesshme si “Amaneti i gurbetqarit”, “Zogu i Xhenetit “, “Më fal oj nënë” e shumë projekte tjera të suksesshme!