Padyshim që emisioni “Shqiptarët për shqiptarët” gjithmonë arrin që të sjell buzëqeshje në shumë familje shqiptare të cilët kanë nevojë për ndihmë, shkruan OnAir
Edhe Shëndriti nga Kosova ka pasur nevojë ndihmë urgjent për shumën 22 mijë euro për operimin e tij jashtë vendit.
Autorët e emisionit, Elvis Naçi dhe Sidrit Bejlerin kanë vendosur që të tregojnë që tashmë kjo shumë e parave është siguruar dhe vetëm shpresojnë që operimi i Shëndriti do të shkojë siç duhet dhe ai shumë shpejt lotët e tij t’i kthejë në lot gëzimi./OnAir