“Përrallat me gjyshen” janë surpriza më e bukur e këtij fundviti për të gjithë fëmijët të cilët duan të dëgjojnë disa përralla të rrëfyera nga aktorja e njohur shqiptare Leze Qena, shkruan OnAir
Njëra nga përrallat e rrëfyera nga aktorja më e dashur e kinematografisë shqiptare Leze Qena titullohet “Qeni, maca dhe minjtë” dhe tregon historinë e një djaloshi që të gjithë e kishin humbur besimin tek ai për shkak të një ngjarje.
Madje gjyshja Leze Qena e tregon edhe fabulën e kësaj përrallë se si duhet njeriu të jetë gjatë gjithë jetës së tij.
Rikujtojmë që në kanalin zyrtar të OnAir Tv do mund të gjeni 23 përralla të rrëfyera me mjeshtëri nga aktorja e dashur Leze Qena./OnAir