Legjenda e Barcelonës, Hristo Stoichkov u ka thënë tifozëve të Argjentinës të mos e sulmojnë më Lionel Messin.
Ky i fundit është kritikuar sërish nga opinioni publik argjentinas pas një tjetër dështimi në Kampionatin Botëror, e cila gjë ka shtyrë lojtarin që deri në fund të këtij viti mos të paraqitet në asnjë ndeshje për Argjentinën.
“Nëse do ta largonin nesër Messin, Argjentina nuk do të fitojë asnjë ndeshje për tre vjetët e ardhshëm. Prandaj futbolli argjentinas duhet të ketë një strukturë dhe nuk e di se çfarë projekti dëshiron të ndjek federata argjentinase. Si dëshiron Argjentina të luajë? Kjo është pyetja e madhe”, shtoi ai.
Stoichkov gjithashtu mohoi shkrimet se mediave se dëshiron ta udhëheq kombëtaren e Argjentinës.
“Është një gënjeshtër që dikush e ka shpikur se unë dua të jem trajner i ekipit kombëtar argjentinas sepse jam mik i Lionelit, është vetëm një gënjeshtër. Si mund të ketë njerëz të tillë?”, tha bullgari.