Sergio Ramos ka thënë se Real Madridi nuk do të ndalet së fituari trofe, përkundër largimit të Cristiano Ronaldos.
“Është një privilegj të luash në Superkupën e Evropës. Është një shenjë e mirë dhe duke i fituar tre trofe të Ligës së Kampionëve, ky është çmimi. Kemi një shans për ta fituar një tjetër trofe dhe jemi të entuziazmuar për këtë sfidë”, ka thënë mbrojtësi spanjoll.
Ai është pyetur edhe në lidhje me fjalët e Ronaldos se Juventusi është një familje e madhe.
“Këtu gjithmonë jemi ndier si një familje. Çelësi i suksesit është se ne gjithmonë, edhe së bashku me të, jemi ndier si pjesë e familjes”.
“Humbja e një lojtari aq të rëndësishëm është gjë negative, mirëpo kjo nuk do të na ndalojë së fituari. Në të kaluarën, top-lojtarët kanë kaluar nga këtu dhe ne kemi vazhduar të fitojmë. Ai vendosi ta bënte një ndryshim dhe shpresoj që të shkojë mirë edhe për të edhe për ne”, ka theksuar Ramos.