I ftuar këtë javë në emisionin “E Diela vlen” ishte këngëtari i mirënjohur Sinan Vllasalliu, shkruan OnAir.
Si të gjithë të ftuarit para tij edhe ai u gjend përballë një surprize të bërë nga stafi i “ATV” nëpërmjet një video mesazhi nga një person i shtrenjtë për të. Në këtë rast ishte gruaja e tij, Teuta.
Ajo ndau jo vetëm me të, por edhe me publikun përjetimet e saj në martesën me Sinanin. Teuta ndau me publikun fillesën e çdo gjëje në marrëdhënien e tyre si edhe përjetimet e dasmës dhe të jetesës. Gjithashtu ajo tregoi edhe se si e përjetoi kohën kur Sinani shkoi në ushtri për të luftuar.
Artisti u shfaq mjaft i prekur nga fjalët e saj si dhe gjithashtu nga vlerësimi që ajo bëri për të. Teuta nuk la pa theksuar se çdo detyrë familjare Sinani e ka kryer në mënyre perfekte.