Covid është një temë e nxehtë në të gjithë botën ku asnjë nuk është imun ndaj këtij virusi. Për këtë arsye edhe këngëtari i mirënjohur Sinan Vllasaliu nuk i shpëtoi diskutimit të kësaj teme si i ftuar në emisionin “E Diela Vlen” në “ATV”, shkruan OnAir.
Një tjetër temë e lidhur me këtë ishte edhe ajo e vaksinës e cila gjithashtu ka shkaktuar diskutime dhe debate të shumta te njerëzit. Artisti mundi të japë eksperiencën e tij personale lidhur me këtë gjë, duke qenë se ai tashmë e ka marrë këtë vaksinë në Amerikë.
Vllasaliu u shpreh se preferon ti besojë mjekësisë dhe se nuk ka vend për teori konspirative. Ai gjithashtu i qendroi mendimit se njerëz të cilët nuk janë të kësaj fushe nuk duhet të flasin dhe të inkurajojnë qytetarët të marrin vendime në lidhje me këtë çështje.