Një video amatore e filmuar brenda një veture që ishte duke lëvizur me shpejtësi të madhe në një autostradë, shfaq momentin kur një grup parashutistësh ulen në tokë vetëm pak metra larg rrugës të mbushur me vetura.
Grupi i parashutistëve ishin nisur nga Adelaide Tandem dhe kishin zbritur në rrugën Wakefield në Australi
Jarrad Kriticos ishte në veturë me të ëmën kur vërejti një parashutist që po vinte në drejtim të tyre, dhe kështu nxori kamerën për ta filmuar këtë moment.
Megjithatë udhëheqësi i këtij grupi të parashutistëve ka pranuar se ishin erërat e forta që i dërguan ata në kahjen e kundërt, dhe për ta shmangur më të keqen u detyruan të ulen afër një autostrade.