Nuk kanë ekzistuar shkolla shkolla për prindërim, e as libra, forume e grupe në facebook, e megjithatë disi i kanë ditur të gjitha. Në fund, nuk është se kemi dalur edhe aq të këqinjë.
Nënat tona nuk kanë pasur aq frikë për ne. Nuk janë menduar shumë rreth prindërimit. Babi im duhej që patjetër çdo mbrëmje të paraqitet sakt në orën tetë për t’i ndihmuar nënës time t’më lante. Jo shumë kohë më parë, edhe unë e laja fëmijën tim vetë. Me sapun të zakonshëm për bebe. Me njërën dorë e mbaja fëmijën, me tjetrën dushin, sapunin, peshqirin. Nuk kisha frikë se do të më rrëzohej në vaskë. Realisht, asnjë nënë nuk e lëshon fëmijën e vet thjesht ashtu.
Nëna ime nuk kishte frikë nga shtatzënia, as nga kthimi në punë, as nga krevati i fëmijës, as nga ndarja. Nuk kishte kur të mendonte nëse qëndrimi me fëmijë të tjerët do të më linte pasoja të përherëshme. Nuk merrej me aspektet shoqërore të rritjes sime. Nuk vraponte te mjeku për secilën imtësirë. As nuk vinte në shkollë çdo të hëne dhe asnjëherë nuk iu kujtu të më ‘mbronte” nga mësuesi. Nuk luanim në letrën “më urren profesori”. Kalimi nga klasë më të ulta në klasë më të larta në shkollë fillore nuk diskutohej, as nuk paraqiste pikë kthese në jetë që ia vlenë të përmendet. Nëna ime asnjëherë nuk qe pengu im personal, e as dikush detyra e së cilës është të më argëtojë e ta bëjë të këndshëm qëndrimin tim në këtë planet. Jo, fëmijëria sot me patjetër duhet të jetë e paharrueshme! E paharrueshme, miq! Secila ditë është arsye për një festë të vogël. Nga momenti kur do t’i hapin sytë e deri në shkuarjen në krevat në mbrëmje, fëmijët duhet t’i animojmë, t’i shkojmë për qejfi në të gjitha mënyrat e mundëshme, t’i kalojmë kufijtë personal, të jemi të butë, tolerantë, asnjëherë të mos e ngrisim tonin, të mos ua cë*nojmë integritetin e tyre të vogël në asnjë mënyrë dhe mbi të gjitha – të krijojmë një ego të madhe, agresive dhe destruktive. Nënat tona nuk janë frikësuar nga ne. As nga të qarët tonë. Me përplasje dhe gjuajtje disi më lehtë i dilet në fund. Nënat tona e pinin kafen rehat dhe pushonin kur ktheheshin nga puna. Ndërsa ne në atë kohë luanim para ndërtesës me fëmijët e tjerë. Dihej çfarë lejohej e çfarë jo. Çfarë është e mirë e çfarë jo. Hiqe gishtin nga goja, mos e prek hundën, mos fol me të panjohur, mos merr sheqerka prej xhaxhit të panjohur në rrugë, largohu nga televizori, do t’i prishësh sytë, thuaj mirdita, faleminderit, të lutem, ngritu të ulet gjyshja, bëhu shok i mirë, mos u ul në ciment të ftohtë, ha gjithçka që ke në pjatë dhe në ora tetë kthehu në shtëpi. Ja kështu disi jemi të edukuar ne. Dilemat zgjidheshin edhe pa Google, me këshillë nga të tjerët, nga shoqet me më shumë përvojë. Nuk ekzistonin shkolla për prindërim, as libra, forume e grupe në Facebook, e megjithatë disi i kanë ditur të gjitha. Në fund, nuk është se kemi dalur edhe aq të këqinjë. Rritja në kohët tona duket si vrap me pengesa. Akoma pa lindur – mbushu me acid folik, pi vitamine, bëj teste.. Pastaj, lind pa dhimbje, pa trauma, rri me fëmijën, jepi gji deri në klasë të tretë, bëja të rëndësishëm karakterin, temperamentin, predispozitat gjenetike, mos e lejo të qajë, mbaje me krenari si të ishte trofe, mos e lë vetëm, mos e fik dritën, bëj vend te krevati yt, çoje burrin të flejë në dhomën e ditës, qëndroji mbi kokë gjatë gjithë periudhës së rritjes, mos lejo t’i mungojë diçka, të ndihet i kë*rcënuar, e lënë pasdore, respektoje unin tij të vogël, jepu rëndësi nevojave të tij, rishikoje veten, merr vendime të drejta, merre krejt përgjegjësinë, harroji meritat, mbroje nga dielli, rrezatimi, ajri i ndotur, qentë endacakë, nga uji në çezme, nga syri i keq, nga Merkuri, nga yndyrnat e ngopura dhe radikalet e lira. Pastro rreth ndërtesës, mblidh bërrllogje, reciklo plastikë, blej ushqim organik, mbill drunj, sepse fëmijët tanë meritojnë një planet më të mirë. OK, çka nëse ky planet meriton fëmijë më të mirë? Ashtu, për një shoqe po pyes.
Autore: Daniela Bakic
Burimi: deca.mk