“Me ta fal dynjan edhe jeten tem, mu mduket shumë pak oh moj nana jem” , me këta rreshta e nisi këngën e saj Leta të publikuar para pak kohësh , shkruan OnAir.
Një këngë tejet prekëse , që sjell shumë emocion ka arritur të pëlqehet nga të gjithë.
Për tekstin dhe muzikën e kësaj kënge është përkujdesur Kreshnik Avdiu, ndërsa orkestrim Ardian Kastrati.
“Nëna ime” ka arritur më shumë se 2 milionë klikime.
Këngëtarja këtë projekt e solli edhe me anë të videoklipit për të cilin është përkujdesur produksioni mproduction.
Nëse ende nuk e keni dëgjuar, tanimë kjo këngë gjendet në videon e listuar më poshtë./OnAir