Pamje të marra nga kamera e sigurisë në shtëpi tregojnë momentin kur një grua vjedh fëmijën e sapolindur të familjes nga dera e prapme e shtëpisë.
Vjedhja u bë si pjesë e planit të përpunuar dhe koordinuar nga NadeneManukau-Togiavalu, e cila ishte punësuar nga familja për t’u kujdesur për fëmijën.
Videoja tregoi Sydnee Taulapapa, 18 vjeçare duke hapur derën me një telekomandë dhe duke hyrë në shtëpi përmes derës së pasme së bashku me kushëririn e saj.
Ajo shihet se u larguar nga shtëpia pak më vonë duke mbajtur fëmijën dhe çantat e mbushura me gjëra të vlefshme.
21 vjeçarja ishte munduar të bindte familjen dhe miqtë e saj se ajo ishte shtatzënë nga prilli i vitit 2017.
Pasi kushëriri i saj e kishte lënën me fëmijën vetëm 11 ditëshe, Manukau-Togiavalu thirri: “Shtëpia është grabitur! Shtëpia është grabitur”.
Tetëdhjetë policë kërkuan gjashtë orë para se fëmija të gjendej dhe u kthye në mënyrë të sigurt gjatë ditës së nesërme.