Këngëtarja kosovare Dua Lipa duket se është duke shijuar momentet më të mira në karrierën e saj, shkruan OnAir.
Albumi i saj më i fundit “Club Nostalgia ( The Moonlight Edition )” është pritur mjaft mirë nga fansat e këngëtares. Një pjesë e mirë e këngëve në këtë album janë shndërruar menjëherë në hite duke u renditur kështu mjaft mirë në klasfikimet e ndryshme botërore.
Së fundmi, një tjetër këngë e saj i është shtuar listës së këngëve të artistes që janë në krye të klasifikimeve amerikane. Bëhet fjalë për këngën e saj në bashkëpunim me reperin e njohur amerikan, Da Baby. Kënga titullohet “Levitating” dhe është në vendin e parë në klasifikimin e TOP 40 këngëve më të mira në Amerikë.
Ky lajm u bë i ditur nga vetë këngëtarja nëpërmjet postimit të një serie fotografish së bashku me skuadrën e saj.
“Levitatin është ngjitur në vendin e parë në US TOP 40. Shumë e lumtur që mundem ta festoj këtë moment me familjen time të zgjedhur. Faleminderit dashuritë e mia.” ka shkruar këngëtarja në përshkrimin e fotove.
View this post on Instagram