Shega
Sipas traditës greke shega konsiderohet si një frutë fatsjellës në nisjen e vitit të ri. Sipas tyre sa më shumë kokrra të dalin nga përplasja e shegës në derën kryesore të shtëpisë aq më I mbarë dhe fatsjellës do të jetë viti që vjen. Provojeni!
Tavë me Peshk
Një tavë me peshk nuk duhet t’i mungojë tavolinës suaj së vitit të ri. Peshku simbolizon fatin në dy mënyra:
A- Sipas traditave të ndryshme sasia e luspave simbolizon sasinë e parave. Sa më shumë luspa aq më shumë para do të ketë në në shtëpitë tuaja.
B- Fakti që peshku noton përpara simbolizon përparim. Ecje përpara në jetët tuaja.
Thjerrëza
A e dini se çfarë simbolizojnë thjerrëzat?! Paratë! E kush nuk do donte të kishte më shumë para në 2016! Pjata me thjerrëzat përdoret si fatsjellëse kryesisht në traditën Italiane madje kjo traditë daton që në kohën romakëve.