Këngëtarja e mirënjohur Shyhrete Behluli, vazhdon të konsiderohet një ndër zërat më të veçant që ka muzika popullore shqipe, shkruan OnAir.
Projektet qe Shyhretja i sjell në industrinë e muzikës , njihen ndër më të bukurat dhe më origjinalet.
“A ma ban hallall që spo muj me t’fol, kurr nuk kisha dasht kjo heshtje me ndodh” , me këta rreshta e nisi edhe këngën e titulluar “Du me ta ni zanin” e cila është prezantuar gjatë xhirimeve për festat e fundvitit, në një event të organizuar nga produksioni Vizioni Libonia.
Kënga ka arritur të kap 1 milion klikime në YouTube
Klikoni në videon e listuar më poshtë për të dëgjuar këtë super këngë./OnAir