Këto janë 3 këshillat nga psikologët e këtij universiteti:
1) Merruni me fëmijët.
Ky është themeli i gjithçkaje. Kaloni kohë rregullisht me fëmijët tuaj, bëjuni pyetje të hapura për veten, për mënyrën si e shohin botën dhe dëgjoni me vëmendje përgjigjet e tyre. Jo vetëm që do të njihni më shumë botën e tyre, por do u tregoni kështu se kujdeseni për ta, transmeton Living.
2) Nëse është e rëndësishme, thuajeni me zë të lartë.
Sipas studiuesve, edhe pse prindërit mendojnë se të qënurit i dashur dhe i sjellshëm është cilësi parësore që duhet të kenë fëmijët e tyre, jogjithmonë shkon ky mesazh tek ata, ndaj sigurohuni që t’ua thoni këtë qartazi fëmijëve.
Në këtë mënyrë ata dinë se çfarë kërkohet dhe ju konsultoheni me mësuesit, trajnerët dhe persona të tjerë që punojnë me fëmijën tuaj rreth sjelljes së fëmijës suaj.
3)Tregojini fëmijës si “të zgjidhë probleme”.
Drejtojini fëmijët nëpërmnjet proçeseve të vendimmarrjes që marrin parasysh të gjithë njerëzit që janë të prekur nga problemi i caktuar.