Rrjeti social popullor i fotografive në pronësi të Facebook, Instagram, ka trajnuar një sistem të inteligjencës artificiale i cili identifikon fjalët ofenduese.
Ideja është që tu japë përdoruesve “një shans” për të ri-konsideruar fjalët e tyre,” tha rrjeti social.
Instagram e bëri publik ndryshimin në një postim në blog ditën e hënë duke thënë se gradualisht do të dërgohet në disa vende të botës.
Ndryshimi është dizajnuar për të luftuar ngacmimin online, një fenomen shumë problematik për platformat si Instagram, YouTube dhe Facebook.