“Sado zemra me jetu nuk e ndjen pa e provu, se çfarë halle kanë baba e nana mora vesh kur prind u bona” , me këta rreshta e nisi këngën Shyhrete Behluli e cila arriti të pëlqehet nga të gjithë e të marrë vetëm komente pozitive, shkruan OnAir.
“Zemra e prindit” ka arritur të prek zemrat e të gjithëve, fal tematikës që ka kjo këngë.
Madje ka vetëm pak ditë prej kur është publikuar kjo këngë, dhe për kohë rekord ka arritur të grumbullojë afro 1 milion klikime.
Për videoklipin e këngës është përkujdesur Vizion Media.
Tanimë ky projekt gjendet në kanalin zyrtar produksioni Vizioni Libonia në YouTube, si dhe në videon e listuar më poshtë./OnAir