Motoçiklistja e njohur vetëm si Zhu nga Kina, ka mundur ta pësonte me fatalitet kur u shtyp nga një kamion me mikserin e betonit, nëse nuk do ta kishte vënë helmetën.
Mbi këtë mjet mbrojtës kaluan dy rrotat e fundit, por nuk i shkaktuar viktimës asnjë lëndim serioz, duke e lënë vetëm me gërvishtje të lehta në fytyrë
“Po të mos e kisha helmetën, më nuk do isha gjallë”, ka thënë shkurt Zhu, që është nënë e dy fëmijëve.
Madje, ajo i shpëtoi aksidentit të dyfishtë. E tëra ndodhi pasi motoçikleta saj elektrike u goditë nga një veturë dhe ajo humbi kontrollin, që e dërgoi deri te kamioni në lëvizje.