“Përrallat me gjyshen” titullohet projekti gjigant që është publikuar sot në kanalin zyrtar në YouTube të OnAir Tv. Rrëfimin ekskluziv të përrallave do ta sjell aktorja e njohur e kinematografisë shqiptare Leze Qena.
Secila përrallë e rrëfyer nga aktorja e njohur e kinematografisë shqiptare tregon një fabulë dhe një mesazh të veçantë për fëmijët.
Kësaj radhe gjyshja Leze ka vendosur që nuk duhet të gënjejmë sepse herët apo vonë kuptohet e vërteta.
Dëgjojeni rrëfimin e plotë në YouTube./OnAir