Genc Prevlukaj metet një nga artistët më të pëlqyer në skenën e muzikës shqiptare, shkruan OnAir.
Së fundmi ai ishte i ftuar në emisionin “8a8” ku së bashku me Adelinën zhvilluan një bisedë rreth temave të ndryshme. Genci u shpreh se ndonëse prej disa brezash familja e tij është e shkolluar, kjo gjë nuk ka bërë që ata të harrojnë parimet dhe traditat e tyre.
Gjithashtu artisti u shpreh se si ai ashtu edhe familja e tij ende i ruajnë lidhjet me trevat shqiptare në Malin e Zi.