Aktualisht Alban Ramosaj është një ndër personazhet më në qendër të mediave, shkruan OnAir.
Së fundmi ai u shpall fitues i kompeticionit “Kënga Magjike” për këtë vit. Kjo është një arritje mjaft e madhe për të dhe duket se është duke shijuar momentet më të mira në karrierën e tij.
Gjatë një interviste të realizuar së fundmi për një kanal në Youtube i cili merret me lajme të ndryshme nga “Eurovision”, Albani shprehet do të dëshironte që së shpejti të kishte mundësinë që të konkurronte në këtë festival. Këngëtari shprehet se nuk ka rëndësi nëse merr vendin e parë ose jo. Kjo është sepse sipas tij të gjith pjesëmarrësit në “Eurovizion” dalin fitues për shkak të vëmëndjes së madhe që u kushtohet dhe mundësisë për të performuar në një skenë të tillë.
Këtë vit ai ishte i pranishëm për të suportuar Anxhela Peristerin, e cila përfaqësoi denjësisht Shqipërinë në këtë edicion. Albani u shpreh se gjithashtu bëri tifozëri edhe për Gjon’s Tears, një tjetër konkurrent shqiptar i cili përfaqësoi Zvicrën.