Fshati Rahovë është një fshat i pasur me tradita dhe me bukuri të shumta natyrore, shkruan OnAir.
Për “RTV Dukagjini” foli Milazim Peci, banor i këtij fshati. Ai është 72 vjeç dhe nuk është larguar asnjëherë prej këtij fshati. Ai ndan me teleshikuesit kujtimet që ka për jetesën e mëparshme në atë zonë si dhe traditat e ndryshme.
Përveç peisazheve dhe traditave të shumta ky fshat ka një tjetër karakteristikë shumë të veçantë. Në Rahovë nuk ka një, por 3 burime uji, dhe të 3 kanë lloje të ndryshme të ujit.
Për të mësuar më shumë rreth këtij vendi klikoni në videon më poshtë: