Të flesh me fëmijët në një krevat është një gjë mjaft e zakonshme për prindërit, por një studim i fundit paralajmëron këta të fundit ta mendojnë mirë përpara se të marrin fëmijët në shtratin e tyre, pasi një gjë e tillë konsiderohet si një veprim që shkakton nervozë dhe ankth tek fëmija.
Shumë prej jush mund të thonë që me fëmijët ndodh krejt e kundërta kur ata flenë me prindërit, pra ata qetësohen dhe ndihen të sigurtë, por shkencëtarët kanë shifra që hedhin poshtë këto hamëndësime.
Studimi, i cili u botua në Journal of Affective Disorders , mori në shyrtim 3,583 fëmijë për të parë se si ndikon ndarjen e një krevati me prindërit në sjelljet e tyre.